Aktualitet

Sondazhi! ‘Personazhi i vitit’, cili mendoni se ka qenë ‘njeriu’ i 2021-it?

31 Dhjetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Sondazhi! ‘Personazhi i vitit’, cili mendoni se ka qenë

TIRANË– Dosja.al ka krijuar sondazhin për ‘Personazhi i vitit 2021’. Emra nga bota e politikës, spektakli, mjekësia dhe jo vetëm që kanë marrë vëmendjen tuaj përgjatë këtij viti, por në fund fituesi do të jetë vetëm 1! Sondazhi për njeriun e vitit do të jetë publik në Dosja.al dhe rezultati do të shpallet në datë 31 dhjetor 2021. Zgjidhni të preferuarin tuaj! Por edhe sugjerimet janë të hapura…

POLITIKË

Edi Rama: Fitoi mandatin e tretë brenda vitit 2021 duke u shpallur sërish kryeministër i vendit. Asnjë tjetër nuk e ka arritur më parë një “rekord” të tillë duke marrë 3 mandate radhazi për të drejtuar vendin. 

Lulzim Basha: Kryetari aktual i Partisë Demokratike.

Sali Berisha: Ish-lideri historik i Partisë Demokratike. Themeloi Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike pas shpalljes “non grata” nga DASH dhe përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së. Së fundmi, ka nisur edhe një valë protestash, të cilat i cilëson si kombëtare. 

Yuri Kim: Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, u përfshi këtë vit në disa zhvillime shumë të rëndësishme politike. Ndaj saj nuk mungojnë kritikat!

Përparim Rama– Politikani, vetëm pak muaj më parë i panjohur për publikun, arriti të fitonte besimin e qytetarëve të Prishtinës, duke u shpallur i pari i qytetit.

SOCIALE

Ilir Alimehmeti: Mjeku që informoi dhe ndërgjegjësoi shqiptarët gjatë pandemisë së Covid-19. Deri më tani cilësohet si më i besueshmi. 

Arjan Sala: Roja ‘hero’ i qendrës tregtare në Tiranë, i cili u fut brenda magazinës për të shpëtuar kolegët mirëpo nuk mundi të dilte gjallë. Ai u gjet i pajetë tre ditë më pas, pranë derës së emergjencës. Qeveria e shpalli “Dëshmor i Kombit”.

SHOWBIZ & KULTURË

Dua Lipa: Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtë vit fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë pop. 

Hueyda El Saied: Artisja shqiptare fatkeqësisht humbi jetën në këtë vit, duke lënë pas kujtime të shumta të saj në industrinë shqiptare thuajse në çdo fushë të saj.

SPORT

Briken Çalja: Peshëngritësi që mori titullin nënkampion bote në Kampionatin Botëror që u mbajt në Uzbekistan.

Nora Gjakova & Distria Krasniqi: Dy xhudistet nga Kosova, të cilat nderuan vendin në mbarë botën. Gjakova u shpall kampione e Europës, ndërsa Gjakova, mori medalje të artë në lojërat olimpike në Tokio.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore njeriu i vitit 2021 personazhi i vitit 2021 sondazhi i dosja.al sondazhi i vitit njeriu i vitit 2021 personazhi i vitit 2021 sondazhi i dosja.al sondazhi i vitit

Sondazh

Poll