Aktualitet

VD / Sherri në Vlorë, lavazhieri qëllon me grusht klientin, ky i fundit me pistoletë

31 Dhjetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
VD / Sherri në Vlorë, lavazhieri qëllon me grusht klientin, ky i

VLORË – Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në ‘Lungomare’. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë së Vlorës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikime.

Kur kanë shkuar në vendngjarje personat e pyetur kanë mohuar që kanë dëgjuar të shtëna. Të shtënat kanë ardhur pas sherrit që ka ndodhur në një lavazh të qytetit. Punonjësi i lavazhit është konfliktuar me një person, pronar i automjetit tip benz. Punonjësi e ka goditur me grusht, ndërsa drejtuesi i makinës tip benz ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nga të shënat me armë nuk ka persona të lënduar. Pronari i makinës është larguar me shpejtësi, ndërsa punonjësi i lavazhos është shoqëruar nga ana e policisë.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.”-njofton policia

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme ne lungomare te shtena me arme ne lungomare

Sondazh

Poll