Aktualitet

Rrahën rojen e karburantit në Bulqizë, autorët marrin me vete DVD-në e kamerave

31 Dhjetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Rrahën rojen e karburantit në Bulqizë, autorët marrin me

BULQIZË – Persona të paidentifikuar kanë dhunuar rojen e një pike karburanti në Bulqizë. Policia bën me dije se N. U., 57 vjeç është droguar në spital për të marrë trajtim. Sipas policisë, persona të paidentifikuar e kanë goditur 57-vjeçarin për motive të dobëta. Pas ngjarjes ata janë larguar dhe kanë marrë edhe dvd e regjistrimit të  kamerës.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak. Rreth orës 04.30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi  N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë  karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të  kamerës së sigurisë dhe janë larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize rrahje ne bulqize bulqize rrahje ne bulqize

Sondazh

Poll