Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 375 mijë dozat e radhës të vaksinës Pfizer nga BE

31 Dhjetor 2021, 09:03 Nga DOSJA
Mbërrijnë në Shqipëri 375 mijë dozat e radhës

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur 375,000 doza të vaksinës Pfizer. Manastirliu shprehet se përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e Bashkimi Evropian ishte e pakursyer.

Donacioni i vaksinave i cili mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë u mundësua nga Portugalia, ndërsa Bashkimi Evropian ka dhuruar gjithsej për Shqipërinë më shumë se 510 mijë vaksina.

Postimi i Manastirliut:

Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer. Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë.”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mberrin vaksina pfizer ne shqiperi ogerta manastirliu mberrin vaksina pfizer ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll