Politike

‘Burj Khalifa’ spektakël fishekzjarresh si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët

31 Dhjetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
‘Burj Khalifa’ spektakël fishekzjarresh si dhuratë e

DUBAI – Kulla më e lartë në botë ‘Burj Khalifa’ në Dubai do të ofrojë një spektakël me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin dhe marinën e qytetit bregdetar. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, teksa shkruan se, banorët e Durrësit mund ta ndjekin spektaklin e fishekzjarreve tek ‘Vollga’.

Në fund të postimit të tij, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë shqiptarët një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.

Postimi i kryeministrit Rama:

Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.


(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dubai durres edi rama dubai durres edi rama

Sondazh

Poll