Sport

Deputetët i propozojnë qeverisë, Olimpiku i Romës të quhet “Paolo Rossi”…

31 Dhjetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Deputetët i propozojnë qeverisë, Olimpiku i Romës të

ITALI – Këtë e bëri të ditur deputeti Pierantonio Zanettin, nënshkruesi i parë i propozimit. Me 387 vota pro, Dhoma e Deputetëve miratoi mëngjesin e djeshëm një kërkesë me të cilën, qeveria italiane të vlerësojë mundësinë, që stadiumi Olimpik i Romës të marrë emrin e Paolo Rossit, kampion bote i vitit 1982.

Federica Cappelletti, gruaja e ish-kampionit të Vicenzas dhe Juves tha: “Është një lajm që më bën të lumtur.

Falënderoj të nderuarin Zanettin dhe nënsekretaren e sportit Valentina Vezzali për atë që po bëjnë, shpresoj shumë që të fillojë një rrugë, që në fund të çojë në emërtimin e stadiumit të Romë me emrin e Paolos”.

Më pas, ajo përfundon: “Unë jam e kënaqur që politika është e interesuar për këto gjëra, pasi bota e sportit dhe futbollit në veçanti, e ka bërë këtë. Paolo është një hero kombëtar, 40 vjet më parë ai bashkoi të gjithë vendin. Për futbollin italian dhe atë botëror, Paolo ka dhënë shumë, ndaj është një njohje e merituar”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dhoma e deputetëve emrin e paolo rossit kampion bote i vitit 1982 për të kujtuar paolo rossin stadiumi olimpik i romës dhoma e deputetëve emrin e paolo rossit kampion bote i vitit 1982 për të kujtuar paolo rossin stadiumi olimpik i romës

Sondazh

Poll