Sport

Lukaku nuk është i kënaqur me veten, sidomos me qëndrimin në stol te Chelsea

31 Dhjetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Lukaku nuk është i kënaqur me veten, sidomos me qëndrimin

ANGLI – I blerë për gati 115 milionë euro nga Interi në verën e vitit 2021, Romelu Lukaku pati një fillim dritë-hije të sezonit me Chelsean. Sulmuesi belg që e nisi si titular, tani ka vetëm një rol zëvendësuesi që nga rikthimi i tij prej dëmtimit nëntorin e kaluar, që e mbajti larg fushës për gati një muaj.

Në një intervistë për “Sky Sport”, ai foli për formën e tij aktuale. “Fizikisht jam mirë, madje edhe më mirë se më parë. Pas dy vitesh në Itali, gjatë të cilave kam punuar shumë te Interi me trajnerë dhe nutricionistë, fizikisht jam mirë, – tha fillimisht ai para se të kthehej në situatën aktuale. – Nuk jam i kënaqur me situatën, është normale. Mendoj se trajneri zgjodhi të luaj me një formacion tjetër, thjesht duhet të vazhdoj të punoj dhe të jem profesionist. Unë jam punëtor dhe nuk duhet të dorëzohem.”

Ish-sulmuesi i Interit është rikthyer edhe në largimin e tij nga zikaltrit. Një largim që tifozët interistë e kishin të vështirë ta tretnin, ndërsa lojtari i kishte siguruar se nuk do të largohej nga klubi gjatë afatit kalimtar. “Unë mendoj se gjithçka që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur kështu. Mënyra se si jam larguar nga Interi, mënyra se si kam komunikuar me tifozët, më shqetëson, sepse nuk është momenti i duhur tani. Por edhe kur u largova nuk ishte koha e mirë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lukakut nga chelsea me chelsean një fillim dritë-hije romelu lukaku si dhe lukaku nga belgjika. sulmuesi belg lukakut nga chelsea me chelsean një fillim dritë-hije romelu lukaku si dhe lukaku nga belgjika. sulmuesi belg

Sondazh

Poll