Sport

COVID-19: Premier League shtyn edhe Leicester-Norwich, “Kanarinat” nuk kanë lojtarë…

31 Dhjetor 2021, 05:59 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshja mes Leicesterit dhe Norwichit, e planifikuar për të shtunën e nesërme të 1 janarit dhe e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit anglez, është shtyrë. Kjo për shkak të kërkesës të Norwichit, i cili nuk mundet të nxjerrë në fushë skuadrën e tij për shkak të Covid-it, njoftoi Premier League.

“Për këtë drejtuesit ligës morën parasysh kërkesën e Norwichit, që nuk kishte numrin e lojtarëve të nevojshëm për këtë ndeshje, pra trembëdhjetë lojtarë dhe një portier, për shkak të rasteve të Covid-19 dhe të dëmtimeve”, – sqaron organi drejtues i futbollit anglez.

“Lojtarët që kanë rezultuar pozitivë janë vendosur në izolim,”- tha Norwich pa treguar numrin e lojtarëve të prekur. Kjo është ndeshja e 17-të e kampionatit anglez të Premier Leagues e shtyrë që nga data 9 dhjetor, me tre nga nëntë të planifikuara për festën tradicionale të “Boxing Day”, më 26 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anulohet premiera prej koronavirusit fanellat e leicesterit leicesterit norwichit anulohet premiera prej koronavirusit fanellat e leicesterit leicesterit norwichit

Sondazh

Poll