Sport

Man.United sheh Championsin në horizont, Burnley likuidohet vetëm në pjesën e parë

30 Dhjetor 2021, 22:28 Nga DOSJA
Man.United sheh Championsin në horizont, Burnley likuidohet vetëm

ANGLI-Suksesi i katërt në pesë ndeshjet e fundit të Premier League për Manchester United. “Djajtë” fitojnë 3-1 ndaj Burnley-t dhe me këtë sukses shkon në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me West Ham (31 pikë). Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 7′ kur MC Tominay shënoi për vendasit.

Formacioni i Rangnick dominon në fushë dhe dyfishimi i shifrave do të vinte në minutën e 27′. Harkimi i Shaw nga krahu i majtë devijohet nga mbrojtësi i Burnleyt Ben Mee duke shkaktuar kështu autogol.

Në minutën e 35′ Cristiano Ronaldo vendos firmën e tij. Tre minuta nga realizimi i portugezit, miqtë do të shënon golin e nderit me Lennon. Në pjesën e dytë, Manchester United pati disa mundësi me Greenwood dhe McTominay, por rezultati nuk ndryshon më.


E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll