Sport

Xhaka e pranon: “Po të mos kishte qenë Arteta, nuk do të isha më te Arsenali”

31 Dhjetor 2021, 06:54 Nga DOSJA
Xhaka e pranon: “Po të mos kishte qenë Arteta, nuk do të

ANGLI – Dy vite, pas asaj fanelle të famshme të hedhur drejt tifozëve, Granit Xhaka rikthehet për të folur për marrëdhënien e tij me Arsenalin, që nuk ka qenë kurrë aq e fortë sa tani. Merita? E trajnerit Mikel Arteta, që besoi në të brenda dhe jashtë fushës.

I mbërritur në vend të Emery, ish-ndihmës te Manchester City, i ka dhënë jetë sportive “Topçinjve” të talentuar, të cilët nga një prag-lamtumire nga Londra, kanë kaluar në rinovimin e kontratës së tyre. Duke folur për “The Athletic”, mesfushori Xhaka tha: “Është pjesë e jetës. Arrita në pikën ku ishte e qartë se duhej të largohesha. Më pas diçka ndryshoi me Artetën. Ai është arsyeja që unë jam te Arsenali sot.

Ajo që ndodhi dy vjet më parë (fanela e hedhur drejt tifozëve), më bëri të rritem dhe mendoj se një ditë mund t’ua tregoj fëmijëve të mi. Sot nuk mund të them se jemi miqtë më të mirë me tifozët e “Topçinjve”, por se jemi afruar më shumë. Ata sigurisht më duan më shumë se dy vjet më parë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit drejtuesit e klubit londinez të arsenalit granit xhaka granit xhaka baba per here te pare trajnerit mikel arteta “topçinjtë” e arsenalit drejtuesit e klubit londinez të arsenalit granit xhaka granit xhaka baba per here te pare trajnerit mikel arteta

Sondazh

Poll