Sport

Nga Nigeria: “Osimhen heq dorë nga Kupa e Afrikës”. Arsyeja? Covid apo dëmtimi…

31 Dhjetor 2021, 06:37 Nga DOSJA
Nga Nigeria: “Osimhen heq dorë nga Kupa e Afrikës”.

NIGERI – Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit dhe i Nigerisë, i cili ishte sërish pozitiv me Covid-19, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Afrikës. Këtë do ta konfirmonin edhe burime pranë kombëtares së tij, ndërkohë që nuk ndonjë reagim nga Napoli.

Sipas lajmit të raportuar nga mediat nigeriane, mësohet se Osimhen kishte folur në orët e fundit me trajnerin e përkohshëm Austin Eguavoen, me presidentin e federatës Amaju Pinnick, madje edhe me ministrin e sportit Sunday Dare, duke komunikuar vendimin e tij për të mos marrë pjesë në Kupa e Kombeve të Afrikës.

Të tre do t’i kuptonin motivet e tij, duke pranuar zgjedhjen e tij. Aktualisht nuk ka deklarata zyrtare nga Federata Nigeriane e Futbollit dhe as nuk dihet se kush mund të jetë lojtari që do të zërë vendin e Osimhenit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit amir rrahmani i napolit nga federata nigeriane e futbollit sulmuesi i napolit dhe i nigerisë victor osimhen “diego armando maradona” i napolit amir rrahmani i napolit nga federata nigeriane e futbollit sulmuesi i napolit dhe i nigerisë victor osimhen

Sondazh

Poll