Sport

173.5 milionë euro humbje për Chelsean, në sezonin 2020-2021!

31 Dhjetor 2021, 06:16 Nga DOSJA
173.5 milionë euro humbje për Chelsean, në sezonin 2020-2021!

ANGLI – Kampioni europian, Chelsea, e mbylli vitin financiar 2020-2021 me humbje prej 173.5 milionë euro, pavarësisht 113 milionëve të fituara nga Champions League, njoftoi klubi të enjten.

Nëse xhiroja financiare e klubit u rrit nga 462.4 milionë në 496.9 milionë euro gjatë vitit, falë rritjes së të drejtave televizive në Premier League dhe fitores në finalen e Champions League në maj (1-0 kundër Manchester Cityt), klubi londinez mbetet në deficit. Covid-19 ka ulur të ardhurat nga biletat dhe ka ngadalësuar shitjet e lojtarëve.

“Blutë” kanë shpenzuar 130.9 milionë euro në afatin kalimtar që prej 30 qershorit, duke përfshirë edhe transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku. Në të njëjtën kohë, vetëm 123.7 milionë euro janë përfituar nga shitjet.

Në “skenarin e mundshëm” të një mbylljeje të re të ndeshjeve për publikun, për shkak të valës Omicron, Chelsea do të duhet të mbështetet në fonde shtesë nga kompania e pronarit të saj Roman Abramovich, tha klubi. Që nga ardhja e rusit në vitin 2003, “blutë” e Londrës kanë fituar pesë tituj të ligës angleze, dy Champions League dhe një FA Cup.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league chelsea chelsea në premier league chelsea u kualifikuar për më tej covid-19 ka ulur të ardhurat e mbylli vitin financiar 2020-2021 me humbje prej 173.5 milionë euro champions league chelsea chelsea në premier league chelsea u kualifikuar për më tej covid-19 ka ulur të ardhurat e mbylli vitin financiar 2020-2021 me humbje prej 173.5 milionë euro

Sondazh

Poll