Politike

VD-Rama me gazetarët: Nga t’ja nis, krizën energjitike e kam paralajmëruar

30 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
VD-Rama me gazetarët: Nga t’ja nis, krizën energjitike e kam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me gazetarët ka qenë në mëndyshje se me çfarë ta niste fjalën. Pasi e ndau mendjen, Rama vendosi që të filste për krizën energjitike, duke theksuar se e ka partalajmëruar më para këtë krizë. Ai gjithashtu u shpreh se çmimet për megavat kanë shkuar në 450 euro, e cila sipas tij është një çmim marramëndës.


Nga t’ja nis? E nisim nga një krizë tashmë e njohur globale që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve, të cilat së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mërparshme kemi lëvizur në një mesatare prej 50 eurosh për megavat, nga 85, 92, 100 deri në 120 por 450 euro është një çmim marramendës. Kjo krizë të cilën unë e kam paralajmëruar disa kohë më parë dhe paralajmërimi u komentua si një alarm fals, nuk duket se ka fund të qartë. është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë, ndërkohë që kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Gjithsesi kur vendet rrotull janë duke përgatitur rritje çmimesh, ne i kemi qendruar një ideje fikse se do ti bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël,”tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll