Sport

PROFIL/ U shua sot, kush ishte Ladi Grillo, ikona e gazetarisë sportive në Shqipëri

30 Dhjetor 2021, 16:45 Nga DOSJA
PROFIL/ U shua sot, kush ishte Ladi Grillo, ikona e gazetarisë sportive

TIRANE Gazetaria sportive në zi. Vladimir Grillo, një emër i dashur në komunitetin sportive shqiptar, nuk jeton më. Gazetari dhe komentatori i njohur i RTSH-së, i cili për mbi 40 vite karrierë në ekranin e vogël të televizorit, humbi betejën pas një sëmundjeje të rënduar në moshën 74-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i kolegut të tij Defrim Methasani, me të cilin i ndjeri ka punuar mbi 20 vite së bashku në RTSH.

Vladimir Grillo kishte mbaruar Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969. Që nga viti 1970, ai punoi në RTSH, madje edhe pas pensionit, deri në fund të jetës së tij.

Më 2 korrik 2020, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta e dekoroi Vladimir Grillon me titullin e lartë “Mjeshter i Madh” me motivacionin: “Për kontributin dhe vlerat e veçanta nçë përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si komentator sportiv i spikatur i Radio-Televizionit Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

Familja Grillo humbi njeriun e saj më të dashur, ndërsa RTSH humbi simbolin sportiv të ekranit dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe të komentit në moshën 74-vjeçare.

Redaksia e Dosja.al i shpreh ngushëllimet e saj familjes për humbjen e pazëvendësueshme të Vladimir Grillos. Mungesa e tij do të na shoqërojë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku ynë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport familja grillo gazetari gazetari dhe komentatori i njohur i rtsh-së vladimir grillo familja grillo gazetari gazetari dhe komentatori i njohur i rtsh-së vladimir grillo

Sondazh

Poll