Sport

Fabio Coentrao, galaktiku që shndërrua në peshkatar: “Nuk ka turp në jetën e detit”

30 Dhjetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Fabio Coentrao, galaktiku që shndërrua në peshkatar: “Nuk

PORTUGALI – A mund të konsiderohet Real Madridi burg? Në rastin e Fabio Coentrao, ndoshta po. Dhe të mendosh se karriera e mbrojtësit portugez dukej e destinuar të ishte plot kënaqësi. I fortë, i shpejtë, i aftë për të luajtur, si në të majtë, ashtu edhe në anën e kundërt.

Natyrisht, në vitin 2011, pas paraqitjeve të shkëlqyera të ofruara me fanellën e Benficas, madrilènët e thirrën për ta bërë ‘galaktik’. Nga ai moment shëmbëlltyra e portugezit, pavarësisht se palmares thotë më shumë. Tani, 33-vjeçari është… i zhdukur.

DETI – Tani, në realitet Coentrao ka gjetur një jetë të re. E cila në retrospektivë është shumë e lidhur me atë të vjetër, para futbollit, kur ishte vetëm një fëmijë nga Vila do Conde, që jetonte për futbollin dhe për detin. Siç shpjegon ai në një intervistë për “Empower Brand Channel”, portugezi i është kthyer dashurisë së tij të parë: peshkimit. “Njerëzit që e duan detin dhe që duan të jetojnë këtë përvojë, duhet të ndjekin vullnetin dhe ëndrrën e tyre. Është gjithashtu një punë për brezat e rinj. Dhe nuk ka turp në jetën e detit, siç mendojnë shumë njerëz. Eshtë një punë, si shumë të tjera. Dhe nuk është vetëm kaq, deti është i çmuar dhe ne kemi nevojë për të, duhet të ketë njerëz që punojnë këtu. Njerëz që duhen respektuar, si në çdo profesion tjetër”.

PESHKIMI – Coentrão e bleu varkën e tij që kur ishte ende lojtar i Real Madridit, në një kohë kur dukej se nuk kishte kufi për të. Por pas një karriere, që e çoi në kryqëzim, kur ishte vetëm 33 vjeç, ajo varkë dhe deti i Vila do Conde janë streha e tij e sigurt. “Unë vij këtu që kur kam lindur, babai im kishte një varkë, ishte peshkatar dhe mua më pëlqente shumë. Kur kisha kohë, ose isha me pushime, vija këtu sa herë që mundja. Jeta ime ishte deti, deti dhe peshkimi. Lumturia ime është kjo varkë dhe kjo është jeta që dua të bëj.”

Ja një dëshmi se Real Madridi nuk është gjithmonë më i miri për të gjithë…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldon te real madrid fabio coentrao fanellën e benficas ish-sulmuesi i realit dhe interit real madridi burg cristiano ronaldon te real madrid fabio coentrao fanellën e benficas ish-sulmuesi i realit dhe interit real madridi burg

Sondazh

Poll