Sport

Covid-19 zbret edhe në Seria A: vetëm te Milani lojtarët negativë, pas rapid test…

30 Dhjetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Covid-19 zbret edhe në Seria A: vetëm te Milani lojtarët

ITALI – Seria A po përgatitet të rifillojë pas pushimit të Krishtlindjeve dhe lojtarët kanë nisur të arrijnë në qendrat e tyre sportive përkatëse për rifillimin e punës.

Bumi i infeksioneve Covid, megjithatë, i mban të gjithë pezull. Përpara se të rifillojnë stërvitjet, lojtarët do t’i nënshtrohen tamponëve të kontrollit dhe asnjë lajm inkurajues nuk vjen nga testet e para. Situata është shumë kritike edhe në kampionatet e huaja.

Milan Të gjithë tamponët e shpejtë kanë rezultuar negativë, kontroll që iu nënshtruan lojtarët e Milanit mëngjesin e sotëm, në rifillimin e stërvitjeve pas pushimit të Krishtlindjeve. Këtë e raporton “Sky Sport”. Kuqezinjtë janë në pritje të rezultatit të tamponëve molekulare, të cilat duhet të mbërrijnë sonte ose nesër në mëngjes.

Sassuolo – Njoftoi dje, se skuadra iu nënshtrua tamponëve molekulare, përpara se të rifillonte stërvitjet pas pushimit të Krishtlindjeve. Testet zbuluan pozitivitetin ndaj Covid-19 të dy lojtarëve, të cilët nuk kishin asnjë kontakt me pjesën tjetër të ekipit. Të dy lojtarët u futën në izolim në shtëpi dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me organet shëndetësore.

Verona Eshtë regjistruar një rast pozitiviteti midis lojtarëve të testuar në rifillimin e stërvitjeve. “Hellas Verona FC njofton se sot, e enjte, 30 dhjetor, Giangiacomo Magnani rezultoi pozitiv me Covid-19. Lojtari, simptomatik dhe i vaksinuar rregullisht, është në izolim në shtëpinë e tij jashtë rajonit Veneto dhe nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me grupin në shtatë ditët e fundit”.

Interi – Skuadra është gjetur në Appiano Gentile, pas pushimeve të Krishtlindjeve. Kryen tamponët në grupin e ekipit. Sot punuan në atletikë, punë individuale dhe të personalizuar në pritje të rezultateve të testeve.

Spezia – Të tjerë pozitivë me Covid te Spezia. Pas Kovalenkos dhe një bashkëpunëtori të Thiago Mottas, u infektuan edhe Rey Manaj, Petko Hristov dhe Mbala Nzola. Pozitiviteti doli nga tamponët e bëra pasditen e djeshme. Të gjitha janë asimptomatike.

Napoli Raporton se lojtari Victor Osimhen ka rezultuar pozitiv, asimptomatik, me Covid-19 përpara udhëtimit për në Itali. Për pasojë, autoritetet nigeriane kanë urdhëruar izolimin e lojtarit deri në negativizimin dhe rikthimin e tij në Napoli.

Atalanta – Njofton se dy anëtarë të grupit të ekipit rezultuan pozitivë me Covid-19. Klubi ka aktivizuar të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për procedurat përkatëse”.

Torino – Dy raste të reja pozitiviteti te skuadra që rikthehet në punë: është një lojtar dhe një staf, “të dy, të vaksinuar rregullisht, do të respektojnë periudhën e izolimit në shtëpinë e tyre në marrëveshje me autoritetin shëndetësor vendas”, thotë klubi granada.

Fiorentina – Raste të reja me Covid te Fiorentinë, të cilat njoftojnë “katër raste pozitive brenda ekipit, duke përfshirë një lojtar. Testet janë kryer individualisht dhe pa asnjë kontakt midis anëtarëve, për këtë arsye ekipi do të mund të vazhdojë aktivitetin e rregullt stërvitor”,– thuhet në njoftimin nga klubi violë.

Spezia – Eshtë shtyrë me një ditë rifillimi i stërvitjeve për shkak të dy infeksioneve me Covid të gjetura brenda ekipit. Një lëvizje paraprake që do të lejojë anëtarët të testohen përsëri dhe të shmangin përhapjen e mundshme të një shpërthimi. Vetëkontrolli zbuloi pozitivitetin e ukrainasit Viktor Kovalenko dhe të një anëtari të stafit.

Empoli – Testet e kryera një ditë përpara rifillimit të stërvitjeve treguan pozitivitetin ndaj Covid-19 të tre anëtarëve të ekipit në Empoli. “Empoli njofton se anëtarët e tjerë të grupit, të cilët rezultuan negativë në kontrolle dhe duke mos pasur kontakt të drejtpërdrejtë në shtatë ditët e fundit me tre subjektet pozitive, kanë rifilluar aktivitetet e rregullta stërvitore në përputhje me rregulloret në fuqi”,– thuhet në shënimin e klubit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonio conte i interit. arsyet e lamtumirës së tij nga milani bumi i infeksioneve covid drejtor i përgjithshëm te juventusi kampionati i seria a antonio conte i interit. arsyet e lamtumirës së tij nga milani bumi i infeksioneve covid drejtor i përgjithshëm te juventusi kampionati i seria a

Sondazh

Poll