Politike

Basha zbut tonet, thirrje qytetarëve: Refuzoni zgjedhjet…asnjë fjalë për pamundësimin e tyre

25 Qershor 2019, 18:08 Nga DOSJA
Basha zbut tonet, thirrje qytetarëve: Refuzoni zgjedhjet…asnjë

TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me situatën poltike në vend.

Kur edhe 5 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve lokale, Basha i bëri edhe njëherë apel qytetarëve që të bojkotojnë 30 qershoriun me pretendimin se ato janë farsë.

Nga thirrja e fundit e Bashës vihet re zbutja e toneve të krydemokratit, i cili në deklaratën e sotme nuk ka bërë asnjë njoftim për dhunë dhe përplasje mes qytetarëve në KZAZ-të e votimit.

Gjithashtu Basha, nuk ka lënë pa mos përmendur edhe padinë e kryeministrit Edi Ram ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede.

Sipas Bashës, avokati i Ramës, Matthew Prinz ishte një ndër më të shtrenjtët në Gjermani dhe paguhej plot 13 euro për minutë.

Ditën e sotme, kryedemokrati ka zhvilluar takime me takimet që ai pati sot me ambasadorët e huaj. Fillimisht seliën blu e ka vizituar  e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones, e cila ka qëndruar në takim për 90 minuta. Takim, ky që u pasua nga një tjetër me diplomatin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes edi rama edi rama padit gazetarin gjerman lulzim basha zgjedhjet lokale 2019 bombat e tiedes edi rama edi rama padit gazetarin gjerman lulzim basha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll