Politike

VD-Rindërtimi, Rama: Kemi pasur probleme në Laç

30 Dhjetor 2021, 10:24 Nga DOSJA
VD-Rindërtimi, Rama: Kemi pasur probleme në Laç

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i rindërtimit po ecën normalisht. Gjatë konferencës së fundvitit, Rama u shpreh se ky proces ka pasur probleme në Laç si dhe Vorë.


Përballja tjetër është rindërtimi. Po ecën. Jemi në kushtet kur po rikthejmë me kënaqësi dhe me krenari në shtëpitë e ture të reja shumë familje. Por procesi vazhdon, kemi kantiere të mëdha të hapura, Tiranë, 5 Majin e Kombinatit që ka marrë një kohë më të gjatë për shkak të problemeve të pronësisë. Kemi lagjen e re në Durrës dhe një sërë pallatesh individuale që kanë filluar ose do të fillojnë vitin e ardhëshëm. Kemi lagjen e re në Krujë që më në fund ka nisur. Kemi Laçin dy ku edhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat më të shëmtuara të situatës së përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar në procesin e vettingut. Kemi Vorë, që është në process dhe kemi gjithë besimin që 2022-I do të fshijë në tërësi të gjitha plagët e hapura nga tërmeti,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll