Politike

VD-Shqipëria eksportues energjie, Rama:Kam planin me 4 pika, brenda kësaj dekade…

30 Dhjetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
VD-Shqipëria eksportues energjie, Rama:Kam planin me 4 pika, brenda

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka vendosur një sfidë që brenda kësaj dekade Shqipëria të kthehet në eksportues neto të energjisë. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ama u shpreh se për këtë gjë ka një plan me katër pika, i cili do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e energjisë elektrike.


“Sfida jonë mbetet që brenda kësaj dekade Shqiperia të shkojë në një eksportues neto të energjisë. Këtë do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, së pari duke zgjidhur problemin e trashëguar të hëdhjes se parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujin për ditët e thata, gjë që do të na e mundësojë ndërtimi i Skavicës. Së dyti duke vënë në punë me një skemë të re TEC-in e Vlorës. Së treti duke diversfikikuar burimet e energjisë me parqet fotovotaltike. Së katëri duke rritur edhe kapacitetin e prodhimit nga uji ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll