Politike

VD-Omicron, Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re që po mbyll vendet e tjera

30 Dhjetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
VD-Omicron, Rama: Duhet të përgatitemi për një valë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me pandeminë e Covid në vend, duke deklaruar se për shkak të variantit Omicron duhet të përgatiten për të përballuar një valë të re. Në konferencën e fundvitit, Rama u shpreh se nuk do të nguten për të marrë masa, duke shtuar se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të qendrueshme.


Kalojmë te kriza tjetër ajo e pandemisë, besoj që deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të shtrënguar nga shtrëngesat dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë të fluturojë për tu ringirtur nga humnera ku u gjendëm të gjithë vitin e shkuar. Por sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re të virusit që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllur deri në mars. Ne nuk do të ngutemi vetëm se duhet ta dimë se nuk mundet dot ta kalojmë sikur spo ndodh asgjë, dhe mbase disa masa do duhen rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë sic e kemi parë. Procesi i vaksinimit po ecën me ritme të qendrushme, ku një numër i konsiderueshmë janë vaksinuar. Nga ana tjetër jemi gati për ndërtimin e spitalit të ri infektiv, modernizim total I tij dhe kemi sot 56 autoambulanca të reja të shërbimit shëndetësor, që garanton një shërbim emergjence,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll