Bota

Anija drejt Rusisë, makinat zbardhen nga akulli

29 Dhjetor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Anija drejt Rusisë, makinat zbardhen nga akulli

RUSI – Dhjetëra automjete janë mbuluar nga akulli në një anije që mbërriti në portin e Vladivostokut. Anija “Sun Rio” ishte nisur nga Japonia dhe gjatë lundrimit u ndesh me stuhi të acarta. Pavarësisht parashikimeve të motit jo të favorshme për lundrim, autoritetet portuale në Japoni i dhanë “ok” ekuipazhit të anijes për të lundruar drejt Rusisë. Kapiteni i anijes nuk dëshironte të paguantë taksë shtesë për qëndrimin e tepërt në port.

Me të mbërritur në portin rus të Vladivostokut, dhjetëra e dhjetëra makina të markave Honda, Mazda, Toyota u veshën me shtresë akulli. Ajo çfarë përbën problem është se në gjendjen në të cilën ndodhen është thuajse e pamundur që ato të shiten.

Marrë nga “Ruetir”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota japoni stuhi japoni stuhi

Sondazh

Poll