Bota

Bosnja regjistron 10 rastet e para me Omicron, varianti pritet të jetë dominues

29 Dhjetor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Bosnja regjistron 10 rastet e para me Omicron, varianti pritet të jetë

BOSNJË-HERCEGOVINË– Bosnjë e Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit. Mediat e huaja raportojnë se variantit sipas zyrtarëve të shëndetësisë pritet të jetë dominues në dy muajt e ardhshëm. Goran Çerkez, ndihmës ministri i shëndetësisë në Federatën autonome Boshnjako-Kroate të Bosnjës, tha se 10 rastet u zbuluan në testet nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se Omicron ka qarkulluar tashmë në Bosnje dhe se do të bëhet varianti dominues në dy muajt e ardhshëm,” -tha Goran Çerkez.

Statistikat zyrtare informojnë se vetëm rreth 30% e boshnjakëve janë vaksinuar kundër COVID-19. Megjithatë Çerkez besonte se numri ishte shumë më i lartë sepse statistikat nuk kishin marrë parasysh një eksod masiv të boshnjakëve në vitet e fundit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnje hercegovine omicron bosnje hercegovine omicron

Sondazh

Poll