Bota

Një bisedë telefonike pritet me Biden-Putin ditë e enjte

29 Dhjetor 2021, 18:15 Nga DOSJA
Një bisedë telefonike pritet me Biden-Putin ditë e enjte

SHBA Një bisedë tjetër telefonike do të zhvillohet mes presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin. Mediat e huaja raportojnë se Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Biden synon të ketë një bisedë telefonike me Putinin nesër.

‘Biden dëshiron ta ketë këtë debat “sepse ai beson se në lidhje me Rusinë asgjë nuk mund të zëvendësojë dialogun e drejtpërdrejtë midis liderëve”,- tha një zëdhënëse e Këshillit të Sigurimit.

Presidenti i SHBA synon të diskutojë një “gamë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin diplomatik me Federatën Ruse”. Një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha gjithashtu se Biden kishte folur me liderë të tjerë evropianë përpara bisedimeve të tij me Putinin.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota biden-putin biseda telefonike joe biden vladimir putin biden-putin biseda telefonike joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll