Bota

Tërmeti trondit Kretën, lëkundjet ndjehen edhe në disa qytete egjiptiane

29 Dhjetor 2021, 08:59 Nga DOSJA

GREQI– Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.7 rihter goditi Kretën, Greqi, ditën e sotme.

Sipas Institutit, epiqendra e tërmetit ka qenë 37 kilometra në jugperëndim të Arbit me një thellësi prej 45 km. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) regjistroi lëkundjen në 6.1 të shkallës rihter. Autoritetet egjiptiane raportuan se tërmeti u ndje edhe në disa nga qytetet e vendit. Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik i cili ishte në Kretë, tha se autoritetet dhanë një raport prej 5.7 rihter nga 5.6 rihter më parë. 

“Fatmirësisht ishte në det. Zona tashmë është e rënduar (me lëkundjet e mëparshme) dhe nëse do të ishte në brendësi mund të kishte dëme,” tha ai.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni

Sondazh

Poll