Bota

Arrestohet 59-vjeçari në Francë, akuzohet se ka furnizuar Asadin me armë kimike

29 Dhjetor 2021, 20:03 Nga DOSJA
Arrestohet 59-vjeçari në Francë, akuzohet se ka furnizuar

FRANCË – Franca arrestoi një shtetas franko-sirian me akuzën se ai ka furnizuar regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad me armë kimike. 59-vjeçari, emri i të cilit nuk jepet nga autoritetet e sigurisë franceze, u arrestua në jug të vendit pasi kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet.

Ndaj tij rëndon akuza e “përpjekje për të kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”. Një burim shtetëror për “AFP” tha se i arrestuari akuzohet se me kompaninë e tij, e cila ka seli në Francë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka furnizuar me me armë kimime strukturat e regjimit diktatorial të Bashar al-Asadit. Mendohet se ai e ka ushtruar aktivitetin në periudhën mars 2011-janar 2018.

Arrestimi i franko-sirianit vjen në kohën kur burime të huaja raportojnë se Bashar al- Asad po përpiqet të pajiset me armë kimike, edhe pse në 2014 ai këmbënguli se i ka shkatërruar ato. Diktatori sirian akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit duke përdorur gaze vrastare.

Marrw nga “Middle East Monitor”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashar al asadi bashar al asadi

Sondazh

Poll