Bota

“Po na shtyn drejt luftës, u lodhëm me gënjestrat”, Vuçiç ka kundër dhe studentët

29 Dhjetor 2021, 19:01 Nga DOSJA
“Po na shtyn drejt luftës, u lodhëm me gënjestrat”,

SERBI – Një grup studentësh protestuan paqësisht përpara Presidencës së Serbisë ditën e sotme kundër vendimeve të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ata vendosën slogane që shprehnin hapur pakënaqësinë ndaj sistemit të dobët arsimor në vend, pagave të ulëta, kushteve të këqija të punësimit, projektit të ndërtimit të minierës së litiumit Rio Tinto dhe për mungesën e shpresës në Serbi.

Anja Iliç, një vajzë e re sapodiplomuar në sociologji tregoi se është diçka e mirë që studentët po marrin iniciativa nëpërmjet protestave dhe bllokimit të rrugëve për të kundërshtuar minierën e litiumit Rio Tinto. Sipas saj, problemi në Serbi qëndron në faktin se “po u jepet prioritet investitorëve, të cilët favorizohen nga ligjet e vendit”.

Më tej, Iliç tha se studentëve nuk u ofrohet një mundësi jetese në Serbi. Pagat janë të ulëta si dhe mbrojtja e punonjësve është e dobët. Kjo situatë ka bërë që njerëzit të heshtin për kushtet e këqija të punës. Ajo e shikon krizën në Serbi si pasojë e politikave të djathta të qeverisë, të cilat, sipas saj “premtojnë zgjidhje shumë të thjeshta, por që në të vërtetë janë false”.

Një tjetër student, Andrija Drobnjak, i cili studion në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë shprehet se qeveria nuk do t’ia dijë për studentët sepse përqëndrohet shumë te të moshuarit. Ai e ka të vështirë të besojë se studentët mund të bëhen të rëndësishëm për vendin në momentin që ata fillojnë punë pas diplomimit.

Së fundmi,Federata e Organizatave Mjedisore të Serbisë njoftoi rinisjen e protestave dhe bllokimin e rrugëve në vend kundër projektit të ndërtimit të minierës së litiumit Rio Tinto.  Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka tërhequr projektligjin nga parlamenti duke premtuar se do të dëgjohen të gjitha palët për çështjen në fjalë.

Marrë nga “N1”

SHIKO DHE KëTë:

Në 3 janar vazhdojnë bllokadat në Serbi: Nuk ka kthim për ne

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll