Politike

Publikoi përgjimet, Rama padit gazetarin gjerman: Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën

25 Qershor 2019, 13:56 Nga DOSJA
Publikoi përgjimet, Rama padit gazetarin gjerman: Shqiptarët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë prokurën avokatit të tij gjerman Matthias Prinz për ta përfaqësuar në veprimet për procesin ndaj gazetarit të BILD, Peter Tiede.

Lajmi është publikuar nga vetë kryeministri Rama, i cili shprehet se tashmë është në dorën e Gjykatave gjermane për të vendosur drejtësinë. 

Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije,”-shkruan Rama. 

Por nuk ka vonuar përgjigjia. Pak minuta pasi Rama dha lajmin në Twitter, po aty, gazetari gjerman iu përgjigj.

“Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi0-përgjimeve të BILD.-pyet Tiede Ramën. 

Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes edi rama edi rama padit gazetarin gjerman përgjimet e bild peter tiede bombat e tiedes edi rama edi rama padit gazetarin gjerman përgjimet e bild peter tiede

Sondazh

Poll