Politike

Përplasja Rama-Meta/ Rudina Hajdari: Sfidë personale, qëndrim kundër interesit të Shqipërisë

25 Qershor 2019, 12:59 Nga DOSJA
Përplasja Rama-Meta/ Rudina Hajdari: Sfidë personale, qëndrim

TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me situatën e fundit politike dhe tensionet në vend.  

Në një postim në Facebook, Hajdari ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve vendore.

Sipas saj pozicionet ekstreme të Metës dhe Ramës nuk janë gjë tjetër, veçse një sfidë personale dhe se asgjë nuk bëhet për interes të Shqipërisë.

“Çdo hap drejt acarimit të gjendjes dhe ekstremizimit të pozicioneve Meta-Rama nuk është asgjë tjetër veç se një sfidë personale dhe jo një qëndrim pro interesit të Shqipërisë”, shkruan deputetja Hajdari në facebook.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rudina hajdari zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama ilir meta rudina hajdari zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll