Aktualitet

VD-Kraja: Po hetojmë zyrtarë, s’ka peshq të mëdhenj, 0 kompetenca për të dhënat

29 Dhjetor 2021, 11:48 Nga DOSJA
VD-Kraja: Po hetojmë zyrtarë, s’ka peshq të mëdhenj, 0

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja u shpreh se nuk është kompetencë e SPAK që të hetojë në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënavepersonale të shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat pas takimit të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ai ishte i pranishëm, Kraja tha se nëse do të ketë indicie të tillë, sigurisht që edhe SPAK do të vijojë me hetimet.

I pyetur se çfarë duhet të presin qytetarët nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2022, kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton ka në duar shumë çështje nën hetim. Madje Kraja shtoi se ka edhe zyrtarë të lartë, pasi janë bërë shumë kallëzime në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave, por nuk dha emra për shkak të sekretit hetimor.


I pyetur nëse vitin që po vjen do të ketë kapje të ‘peshqve të mëdhenj’, Kraja tha se ky nuk ekziston për SPAK, por që lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar do të vijojë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘Bomba’ e Krajës: Kemi shumë kallëzime për tenderat, të përfshirë zyrtarë të lartë

VD-Kreu i SPAK, Arben Kraja: Dalja e të dhënave personale, jo kompetencë e jona

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja prokuroria e posacme kunder korrupsionit e krimit te organizuar arben kraja prokuroria e posacme kunder korrupsionit e krimit te organizuar

Sondazh

Poll