Aktualitet

Tetë të arrestuar në Tiranë, mes tyre 20-vjeçarja e kapur me kokainë (DETAJET)

29 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Tetë të arrestuar në Tiranë, mes tyre 20-vjeçarja e

TIRANË– Tetë persona janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 20-vjeçare e cila është kapur me kokainë dhe kanabis në mjet. Po ashtu, është arrestuar dhe një 29 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturve në krim”. Në pranga ka përfunduar dhe një 37 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. Gj., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. G., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturve në krim”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 34 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit. – S. Z., 54 vjeç, E. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. – A. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. – N. A., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arresime ne tirane tirane arresime ne tirane tirane

Sondazh

Poll