Aktualitet

VD-Kreu i SPAK, Arben Kraja: Dalja e të dhënave personale, jo kompetencë e jona

29 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
VD-Kreu i SPAK, Arben Kraja: Dalja e të dhënave personale, jo

TIRANË – Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dalë sot në një deklaratë për mediat, teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit në vendin tonë, duke u fokusuar kryesisht tek çështja e skandalit të pagave të qytetarëve shqiptarë. Sipas Krajës, dalja e këtyre të dhënave nuk është kompetencë e institucionit që ai drejton, ndërsa shtoi se për rastin konkret është duke u bërë një hetim nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

Sipas Krajës, nëse në skandalin e publikimit të pagave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, patjetër që ky institucion do të përfshihet në hetim.


SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencën tonë, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, patjetër që edhe SPAK do të hetohet”, u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja.

I pyetur mbi pritshmëritë e 2022-it, Kraja tha se do të vijojë puna e mirë e bërë deri më tani.

“Në 2021 ishte vit konsolidimi i SPAK, ngritja e BKH por edhe nga rezultatet nga të gjitha fushat.  Edhe 2022 do të jetë me intensitet më të lartë në të gjitha këto fushatë. Mbyllim Byronë Kombëtare të Hetimit dhe vazhdojmë me ndjekjen penale brenda prioriteteve”, deklaroi Kraja.

 

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja kreu i spak arben kraja arben kraja kreu i spak

Sondazh

Poll