Aktualitet

VIDEO / Tjetër aksident i rëndë te kryqëzimi i RTSH, makina përfundon në trotuar

29 Dhjetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
VIDEO / Tjetër aksident i rëndë te kryqëzimi i RTSH, makina

TIRANË – Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima apo të plagosur në njerëz, ka ndodhur mesditën e sotme te kryqëzimi i Radio Televizionit Shqiptar, ku një makinë tip ‘Volkswagen Passat’, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në trotuar, pasi shkatërroi kangjellat rrethuese dhe u përplas me pemën buzë rruge. Nga ky aksident ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.


Në po të njëjtin kryqëzim, pasditen e 14 janarit të këtij viti, një tjetër aksident tepër i rëndë ndodhi në këtë vend, ku një mjet i llojit ‘BMW’ me targa “AA009YV”, me të cilën udhëtonte Stiven Dashi u përplas me automjetin tip “Skoda”, duke u shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa në videon e publikuar të aksidentit, shihet se si kalimtarët duket kaluar te vijat e bardha shpëtojnë mrekullisht nga përplasja e dy automjeteve.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane stiven dashi aksident ne tirane stiven dashi

Sondazh

Poll