Aktualitet

VD-Kryetarja e KLGJ, Llagami: Për shkak të Vettingut, kanë mbetur 2/3 e gjyqtarëve

29 Dhjetor 2021, 09:26 Nga DOSJA
VD-Kryetarja e KLGJ, Llagami: Për shkak të Vettingut, kanë mbetur

TIRANË – Në fjalën e saj në mbledhjen e përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Këshillin e Lartë Gjyqësor, kryetarja e këtij të fundit, Naureda Llagami, u shpreh se harta e re gjyqësore e miratuar ditën e djeshme është dhe mbetet një prioritet kryesor i punës së institucionit që ajo drejton.

Llagami është shprehur më tej se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut, e ndërsa tha gjykatat e Apelit janë më problematiket.


“Po ecim me hapa të sigurt, vendosjes së standarteve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar, 2/3 e gjyqtareve, Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin. Misioni vazhdon, gjithçka duhet e pamundur derisa arrihet. Misioni vazhdon, qëndresa po. Mesazhi im është që gjithçka duket e pamundur, derisa të arrihet. Jam besimplotë që nëse të gjithë këtu kuptojmë nevojat që kemi dhe mundohemi t’i adresojmë, duke u mbështetur te njëri-tjetri, padiskutim që sistemi do ja dalë ashtu siç duhet.”, tha kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.

LAJMI KRYESOR: KLGJ-KLP mbledhje të përbashkët, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim pasojat e Vettingut!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e perbashket klp-klgj naureda llagami mbledhja e perbashket klp-klgj naureda llagami

Sondazh

Poll