Aktualitet

Babai dhe i biri 3-vjeçar vdiqën në aksident, banorët: Është rrugë e rrezikshme!

29 Dhjetor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Babai dhe i biri 3-vjeçar vdiqën në aksident, banorët:

MILOT – Banorë të zonës në të dyja anët e Rrugës së Kombit, aty ku humbën jetën në një aksident automobilistik babai dhe i biri 3-vjeçar, thonë se aksidentet janë kthyer në shqetësim serioz, sepse krahas mungesës së sinjalistikës, shprehen se shkaku kryesor është shpejtësia e lëvizjes nga përdoruesit e rrugës.

“Unë jam banor i zonës këtu në Milot dhe ne po përjetojmë çdo ditë ngjarje të hidhura, siç ishte edhe ajo e një natë më parë. Përveç rrugës që ka probleme me sinjalistikën, shkaku kryesor i aksidenteve është papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve. Sidomos të rinjtë lëvizin me shpejtësi të madhe dhe nuk respektojnë aspak rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë burim aksidentesh. Në këtë drejtim mendoj se Policia duhet të jetë më e ashpër ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Këtu po ndodhin shumë aksidente e dua të them se vetëm në një distance prej 1 km gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar 7 viktima nga aksidentet rrugore”, thotë një banor i Milotit.

Tre anëtarët e familjes Prenga, sipas të dhënave, po udhëtonin me makinën e tyre drejt Milotit, pasi kishin takuar të afërmit e tyre para se kryefamiljari të ikte drejt Italisë, ku jetonte prej disa vitesh. Mjeti tjetër që u përfshi në aksident vinte drejt Mirditës.

Përplasja ka ndodhur në korsinë veriore, çka ngre dyshime për një parakalim të gabuar nga automjeti tip “Benz”, i cili më pas shpërtheu në flakë, duke u shkrumbuar plotësisht. Sinjalistika në këtë segment të rrugës Milot-Rrëshen e ndalon parakalimin, ndaj Arlind Mihaj, banues në Tropojë, u vu në pranga në Spitalin e Traumës, ku po trajtohet për plagët e marra.

Përveç përplasjes, Mihaj pësoi dëmtime edhe për shkak të flakëve të zjarrit. Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në gjendje të rëndë në spital mbetet edhe e mbijetuara e vetme e familjes Prenga.

Nga janari në nëntor, në rrugët e vendit kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore të paktën 176 persona.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit shkurt prenga aksident ne rrugen e kombit shkurt prenga

Sondazh

Poll