Aktualitet

Përplasi për vdekje kalimtarin me pasqyrën e makinës, arrestohet 56-vjeçari në Berat

29 Dhjetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje kalimtarin me pasqyrën e makinës,

BERAT – Policia e Beratit ka vënë në pranga një 56-vjeçar, të identifikuar me inicialet A.N., pasi aksidentoi për vdekje një ditë më parë një bashkëmoshatarin e tij në aksin Berat-Poshnje. Ndërkohë, policia njofton se ka nisur procedimi penal për shtetasen S.Z.

56-vjeçari me iniciale A.N, dyshohet se ka goditur me pasqyrën e makinës së tij, këmbësorin me iniciale K.R. Si pasojë e goditjes, ky i fundit është rrëzuar në tokë, ndërkohë që 20-vjeçarja e cila udhëtonte me makinë, e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.N., 56 vjeç, banues në Berat si dhe u procedua penalisht shtetasja S.Z., 20 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dje rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Poshnje, aksidentuan këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, banues në Moravë, Berat, i cili humbi jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll