Sport

Kumbulla i dërgon sinjale Romës: plani i rimëkëmbjes është i ndërsjellë…

28 Dhjetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Kumbulla i dërgon sinjale Romës: plani i rimëkëmbjes

ITALI – Pse kërkon ta privojë veten nga një futbollist kaq i ri, me 53 ndeshje në Serie A në moshën 21-vjeçare, titullar në kombëtaren e tij, duke ngacmuar merkaton në një nga repartet që aktualisht jep më shumë siguri?

Mendimet për Marash Kumbullën (vlerësuar 28.5 milionë në marrëveshjen me Hellas, në shtator 2020) qarkullojnë prej ditësh në mendjet e drejtuesve romanë.

Djaloshi po ngjitet nga java në javë në radhët e Mourinhos dhe kalimi në mbrojtjen me tre lojtarë, sigurisht që e ka lehtësuar, duke pasur parasysh edhe brishtësinë e Smalling dhe shumë ndeshje të ngjeshura (në janar do të ketë pesë në 17 ditë) me vetëm 4 lojtarë qendrorë të disponueshëm.

Kumbulla i shërben Romës, po aq sa Roma i shërben Kumbullës: plani i rimëkëmbjes është i ndërsjellë. Por rrugët e tregut, siç dihet, janë mjaft të ngatërruara. Disa nga këto Marashi mund t’i ketë dëgjuar: ndihet thirrja e Napolit, por edhe Torino, Fiorentina dhe Cagliari trokasin në derë.

Megjithatë, ai ka shprehu gatishmërinë e tij për të qëndruar, një qëndrim që qetëson Mourinhon dhe veçanërisht Pinton, përndryshe do të jenë të detyruar të lundrojë mes formulave (huazime, të drejta shpengimi dhe shkëmbime: këto janë propozimet e marra) që nuk do ta kënaqnin klubin.

Pak minuta para ndeshjes kundër Sampdorias, vetë drejtori i përgjithshëm i verdhekuqve e përmendi 21-vjeçarin, duke e cilësuar atë si një model pozitiv: “Pas humbjes së Bodos, të gjithë lojtarët patën mundësinë të luanin. Kumbulla është një shembull. Të gjithë së bashku bëmë një katastrofë më parë, por më pas patëm aftësinë për t’u rikuperuar.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kumbulla i shërben romës lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla marash kumbullën mbrojtesi i kombetares sone marash kumbulla nga java në javë në radhët e mourinhos po aq sa roma i shërben kumbullës kumbulla i shërben romës lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla marash kumbullën mbrojtesi i kombetares sone marash kumbulla nga java në javë në radhët e mourinhos po aq sa roma i shërben kumbullës

Sondazh

Poll