Aktualitet

Vrasja në Peqin/ Ekzekutorët, vrasës me pagësë? Dëshmitarët: S’ishin të anës tonë

28 Dhjetor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Vrasja në Peqin/ Ekzekutorët, vrasës me pagësë?

PEQIN– Vrasja e Albi Bashaliu dje në Peqin dyshohet se është “marrë përsipër” nga disa vrasës me pagesë, ndërsa pistat janë dy. Policia dyshon se për ekzekutimin e të riut, shkak mund të jetë bërë hasmëria me një tjetër famije në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ndërsa nuk lihet pa analizuar edhe e shkuara e 35-vjeçarit.

Vetë viktima ka qenë i hetuar për një atentat në vitin 2017, ndërsa i vëllai Leonard Bashaliu 6 muaj më parë vrau bashkëfshatarin Ylber Xhahysa.

Dëshmitë nga banorë të fshatit, të siguruara nga “ORANews”, flasin për persona të panjohur në zonë, por që kishin marrë kohën e tyre për të studiuar me detaje lëvizjet e shënjestrës së tyre, për të çuar deri në fund planin e tyre.

“Nuk ishin të anës tonë,”-thanë banorët kur u morën në pyetje nga Policia.

Dy autorët kishin dijeni për lëvizjet e 35-vjeçarit ndaj i bënë pritë pranë lokalit të fshatit ku e vranë në mes të rrugës. Por plani iu prish rrugës, pasi makinën me të cilën kryen vrasjën, u detyruan ta djegin, pasi nuk u ndez teksa po tentonin të largoheshin nga fshati. Kështu që ia vunë flakën në vend dhe u larguan duke rrëmbyer makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur në Gosë të Kavajës. Por makina nuk u dogj, çka rrit shpresat e hetuesëve se brenda mund të gjejnë materiale biologjike që mund të çojnë në identifikimin e ekzekutorëve të Albi Bashaliut.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albi bashaliu enriko xhahysa vrasje në peqin vritet albi bashaliu albi bashaliu enriko xhahysa vrasje në peqin vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll