Aktualitet

Një muaj rrogë për dy rripa pantallonash, Muzhaqi preferon “Louis Vuitton”

28 Dhjetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
Një muaj rrogë për dy rripa pantallonash, Muzhaqi preferon

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk tregohet ‘dorështrënguar’ kur vjen puna tek shpenzimet luksoze. Në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al është vënë re se marka e preferuar e Muzhaqit përsa i përket rripave të pantallonave është “Louis Vuitton”.

Në njërën prej fotove që shikoni, ministrja ka zgjedhur një me togëz ngjyrë gri (Metalizzato). Dhe çmimi i këtij rripi në faqen zyrtare është 400 euro.

Në një dalje tjetër, ministrja Muzhaqi ka zgjedhur të njëjtën markë, por këtë herë ndryshon ngjyra e togëzës e cila e afrohet asaj të floririt (gold). Në daljet e saj të dytë, sipas çmimit të referuar në faqen zyrtar, ajo ka shpenzuar jo pak, por plot 975 euro.

E në fakt, sipas pagës së deklaruar e të bërë publike tashmë falë skandalit me të dhënat personale, Muzhaqit i duhet të punojë afro një muaj për këto dy rripa pantallonash. Paga e ministrave varion nga 174 mijë lekë deri në 194 mijë lekë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bora muzhaqi louis vuitton bora muzhaqi louis vuitton

Sondazh

Poll