Aktualitet

Aksident me vdekje në Berat/ Njëra makinë e përplasi në tokë me pasqyrë, tjetra…

28 Dhjetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Berat/ Njëra makinë e përplasi në

BERAT– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, ku një mjet tip “Mercedes Benz” ka përplasur për vdekje një qytetar. Ky i fundit, i identifikuar si 56-vjeçari Kastriot Rrënja ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra.

Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 pranë fshatit Moravë, ku një makinë goditi fillimisht viktimën me pasqyrë.

Më pas, 56-vjeçari humbi ekuilibrin, duke u rrëzuar në tokë, e pikërisht në këtë moment, një makinë e aksidentoi sërish. Kësaj here duke i kushtuar edhe jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë. Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat aksident ne berat berat

Sondazh

Poll