Aktualitet

“Çantën n’krah”/U tha se ishte vetëvrarë, përgënjeshtrohet “vdekja” e zonjës Vjollca

28 Dhjetor 2021, 17:21 Nga DOSJA
“Çantën n’krah”/U tha se ishte

TIRANË- “Zonja Vjollca” është një nga personazhet më të njohur të këtij viti, e cila u bë e famshme për shprehjen e saj “çantën n’krahe për kokrrën e qejfit”. Por sot për të u nda lajmi se ajo kishte ndërruar jetë për shkak të bullizimit në rrjete sociale. E gjitha pas daljes në emisionin “Shihemi në Gjyq”, ku përballej me bashkëshortin e saj, Zenunin.

Mirëpo lajmi është përgënjeshtruar me shpejtësi nga një zyrtar vendor i zonës së Kavajës, ku banon e moshuara, duke shtuar se ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Si kokrra e molles! Me Vjollcën duke shiju nje kafe për qejfin tonë n’lokal,”- shkruan personi ngjitur me të në foto, ndërsa në fakt janë duke konsumuar pije energjike.

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vjollca zonja vjollca vjollca zonja vjollca

Sondazh

Poll