Aktualitet

HARTA: “Verë” për festat e fundvitit,do ketë mot të kthjellët,ndryshime nga 5 janari

28 Dhjetor 2021, 17:41 Nga DOSJA
HARTA: “Verë” për festat e fundvitit,do ketë mot

TIRANë – Fundi i këtij viti dhe fillimi i 2022 parashikohet të ketë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta, ku zonat malore të Shqipërisë termometri pritet të arrijë -10°C. Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije se deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare.

Ndërsa ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Megjithatë në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare. Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës. Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelën e mëposhtme.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë. Kjo situatë mendohet se do të vazhdojë deri në 4 janar 2022, ndërsa nga data 5 rikthehen reshjet e shiut, që do të nisin në pjesën veriore të Shqipërisë duke u përhapur në këtë hapësirë në datat 6-7 janar. Më tej, reshjet do të përfshijnë Dibrën, Librazhdin dhe Pogradecin. Gjithashtu, pritet të rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

HARTA LIVE: 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll