Aktualitet

Rindërtimi në Laç/ Rama thumbon opozitën, mbron Erdogan (Kryebashkiakja emocionohet)

28 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Rindërtimi në Laç/ Rama thumbon opozitën, mbron Erdogan

KURBIN- 500 banesa të reja i janë dorëzuar pasditën e sotme qytetarëve në Kurbin. I pranishëm për dorëzimin e çelsave të shtëpive qytetarëve, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalimit të tij, Rama u shpreh se rindërtimi në këtë zonë u bë me anë të investimit të qeverisë turke dhe duke falenderuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, gjithashtu kritikoi qytetarët që e shajnë në komentet e Facebookut.

Rama gjithashtu ironizoi opozitën, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ngrejnë dy gishtat lart (simbol ky i përdorur nga demokratët në vend), duke mos i kursyer thumbat ndaj PD-së. Gjithashtu, kryeministri në fjalën e tij, falenderoi edhe kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Cara për punën e saj. Kjo e fundit, gjatë dorëzimit të banesave të reja nuk i mbajti dot lotët. Por fill pasi kaloi këtë moment emocionues, kryebashkiakja gjithashtu bëri me dije se po punohet edhe për rindërtimin e një lagje të re si dhe për përfundimin e rindërtimit të spitalit të Kurbinit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Lali Eri as në ëndërr nuk e sheh godinën e bashkisë së Kurbinit

Rama mërzitet për Erdoganin: Ndërtoi në Laç, ju e shani me komente në Facebook

‘Më lexoni librin e shtëpisë’/ Rama nga Laçi: Aman ngrini 2 gishta, m’ka marrë malli

Rindërtimi/ Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama ne lac majlinda cara procesi i rindertimit edi rama edi rama ne lac majlinda cara procesi i rindertimit

Sondazh

Poll