Aktualitet

Rama i jep ‘drita’ Kosovës…por jo falas!Balluku: Marrin 7680 kWh, të na e kthejnë

28 Dhjetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
Rama i jep ‘drita’ Kosovës…por jo falas!Balluku: Marrin

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku ka bërë me dije në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp se autoritetet shqiptare kanë siguruar afro 7 mijë e 680 kWh energji për datat 31 dhjetor dhe 1 janar, të cilat do të depozitohen në Kosovë. Ndërsa thekson se nuk do të ketë asnjë efekt financiar. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, Balluku ka bërë me dije edhe kushtin e “zemërgjerësisë” së kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se kjo depozitë energjetike do të mund të rikthehet gjatë stinës së verës, kohë kur Shqipëria has vështirësi sezonale për sigurimin e energjisë.

Kemi arritur që të sigurojmë 7680kwh për t’ja huazuar Kosovës për datën 31 e 1 të këtij fundviti. Kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji, do i kërkojmë të na kthehet gjatë stinës së verës, nga qershori deri në muajin shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike,”-tha ajo në fjalën e saj para mediave.

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerësimin e çdo mundësie ndihme për Qeverinë e Kosovës. E gjitha në mënyrë që qytetarët të kalojnë vitin e ri me energji elektrike. Por Dosja.al në një hulumtim zbuloi se Shqipëria në fakt nuk ka mjaftueshëm rezerva hidrike as për vete.

Ndërkohë që në Kosovë, situata me energjinë elektrike është në krizë, aq sa ë mbledhjen e 24 dhjetorit, qeveria e Albin Kurtit vendosi shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh. Për krizën, Kurti ka listuar 2 arsye, në njërën anë çmimet e larta të importit, e së dyti dobësimin e kapaciteteve të brendshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belinda balluku kosove kriza energjitike ne kosove belinda balluku kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll