Bota

Grenell thirrje Kurtit: Ktheje vendimin për refuzimin e tubacionit të gazit amerikan

28 Dhjetor 2021, 17:33 Nga DOSJA
Grenell thirrje Kurtit: Ktheje vendimin për refuzimin e tubacionit të

KOSOVË- Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon vendi. Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, shkruan Grenell.

. @albinkurti should reverse his decision to reject a U.S. and European gas pipeline.

Kosovo’s energy crisis is a serious problem.

— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 28, 2021

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se reduktimet janë planifikuar të zgjasin për 60 ditë, e sot është dita e tretë ku vendi përballet me reduktime. Lidhur me këtë krizë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kriza energjitike ne kosove richard grenell albin kurti kriza energjitike ne kosove richard grenell

Sondazh

Poll