Bota

Kriza energjitike në Kosovë, Tahiri: Më shumë shqetësohet Edi Rama sesa Albin Kurti

28 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Kriza energjitike në Kosovë, Tahiri: Më shumë

KOSOVË – Kryetari i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kosovë Abelard Tahiri ironizoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili mungon aktualisht pasdite në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e masave të kufizimit të energjisë elektrike. Ai theksoi në Kuvend se më shumë për krizën energjitike në Kosovë shqetësohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sesa Kurti.

“Edi Rama më shumë po interesohet për krizën energjetike në Kosovë sesa Albin Kurti, i cili as nuk ka ardhur në seancë”, deklaroi Abelard Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Rama konfirmoi në një postim në “Tëitter” vendimin që Shqipëria të ndihmojë Kosovën me furnizimin me energji elektrike në dy ditët e festave të fundvitit.

Kuvendi i Kosovës nuk miratoi masat e propozuara nga qeveria për menaxhimin e krizës energjitike për shkak të mosplotësimit të kuorimit në Kuvend. Seanca e sotme u shoqërua me debate të ashpra ku deputetë të opozitës sulmuan dhe ironizuan Kurtin për mënyrën jo të duhur të menaxhimit të situatës së emergjencës energjitike në vend.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Kosovës: Ndalet seanca për krizën energjitike, nuk miratohen masat

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri albin kurti edi rama kriza energjitike ne kosove abelard tahiri albin kurti edi rama kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll