Bota

Bilanci i Covid në Kosovë: 13 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

28 Dhjetor 2021, 14:13 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë: 13 persona të infektuar dhe asnjë

KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 13 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 2.628 mostra të testuara.

Në 24-orë nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi ndërsa numri i qytetarëve të shëruar është 6. Raste aktive aktualisht janë 350.

Njoftimi i plotë:

Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.  Në total numri i rasteve aktive është 350.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora bilamci i covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilamci i covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll