Bota

Rrëzohet aeroplani i vogël në Kaliforni, asnjë i mbijetuar sipas autoriteteve

28 Dhjetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Rrëzohet aeroplani i vogël në Kaliforni, asnjë i mbijetuar

SHBA- Një aeroplan i vogël u rrëzua natën e së hënës pranë San Diegos, duke lënë rrënoja në një rrugë periferike dhe duke ndërprerë energjinë elektrike në qindra shtëpi. Mediat e huaja raportojnë se sipas autoriteteve dyshohet se të gjithë pjesëtarët në bord kanë humbur jetën.

Departamenti i Sherifit të San Diegos tha se nuk dihej se sa njerëz ishin në bordin e Learjet që u rrëzua pak pas orës 19:00 në zonën e Bostonisë, El Cajon. Policia dhe jarrfikësit ndodheshin në vendngjarje, duke shuar zjarre të vogla përgjatë një rruge të mbushur me mbeturina dhe të rrëzuara linja elektrike.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rrezohet avioni rrezohet avioni

Sondazh

Poll