Bota

Kryetari i grupit parlamentar të AAK: Energjia ndërpritet për më shumë se 6 orë

28 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Kryetari i grupit parlamentar të AAK: Energjia ndërpritet për

KOSOVË – Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri kritikoi ashpër qeverinë në lidhje me menaxhimin e krizës energjitike në vend. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Tahiri i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që të kujtohet se në 15 vjet shtet Kosova nuk ka patur asnjëherë kufizime të energjisë elektrike në nivele kaq shqetësuese.

Gjithashtu, ai shtoi se ndërprerjet e energjisë nuk janë 2 orë në ditë, siç raporton qeveria, por të paktën 6 orë.

“Kosova tanimë është duke u përball me krizën më të rëndë energjetike që nga koha e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ekonomia e Kosovës, bizneset të vogla dhe të mesme janë duke u përballur me reduktime shumë të ashpra dhe mu në kohën kur temperaturat kanë rënë nën zero. Është për tu habitur fakti se si ka mundësi që Qeveria e Kosovës e kryeministri të harrojnë se tash e 15 vite nuk ka pas asnjëherë mungesë të energjisë elektrike në këtë nivel, ku qytetarët mbesin pa rrymë dy orë siç thuhet, po me 6, 7, e 10 orë në ditë. Kryeministri duhet ta kthej memorien e vet 1 vit më pas dhe të bindet se si ka qenë Kosova e si është tash në aspektin energjetik”, u shprejh kryetari i grupit parlamentar të AAK Besnik Tahiri.

Ndër të tjera, Tahiri kritikoi qeverinë se po tallet me qytetarët nëpërmjt udhëzimeve për menaxhimin e krizës së energjisë.

“Kohën e fundit kanë fillu talljet me qytetarët e Kosovës e para me fraza nga zëdhënësi i qeverisë ndalni dritat, shkyçni bojlerët, ndalni Joystikat, nxehuni me qebe e kështu me radhë. E dyta ngrohja është komoditet”, përfundoi kryetari i grupit të deputetëve të AAKsë Besnik Tahiri.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Kosovës: Ndalet seanca për krizën energjitike, nuk miratohen masat

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll