Bota

Gjermani/I vrau i ati!Krimi në familjen shqiptare,fëmijët e kishin denoncuar në 2020

28 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Gjermani/I vrau i ati!Krimi në familjen shqiptare,fëmijët e

GJERMANI– Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në familjen shqiptare në Gjermani, ku një 44-vjeçar vrau me armë zjarri dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.  

Media gjermane “Bild” shkruan se Policia kishte shkuar edhe më herët në familjen e Flamur R., pikërisht në mars të vitit 2020, pasi djemtë e tij kishin denoncuar se mes prindërve kishte pasur një debat të ashpër. Sabine Schmidt nga Zyra e Mirëqenies së Rinisë deklaron se në 24 Mars kishin marrë një raport nga policia për dhunë në familje.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës,”-u bë me dije për mediat gjermane. Megjithatë familja e 44-vjeçarit njihej si problematike në zonë, pasi edhe fqinjët pas vdekjes raportuan se shpesh herë kishin dëgjuar sherre mes tyre. Madje i kishin denoncuar edhe në Polici.

Marrë nga Bild.de

SHIKO EDHE KËTË:

FOTOT- Tragjike në Gjermani, babai shqiptar vret dy djemtë e veten, plagos dhe gruan

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora babai vret femijet dhe veten gjermani tragjedi ne gjermani babai vret femijet dhe veten gjermani tragjedi ne gjermani

Sondazh

Poll