Bota

Kina ankohet për hapësirën në OKB, Elon Musk përballet me kritika

28 Dhjetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kina ankohet për hapësirën në OKB, Elon Musk përballet

SHBA- Elon Musk po përballet me një reagim të ashpër të mediave sociale, pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor u detyrua të shmangte përplasjet me satelitët e nisur nga projekti i Musk i ‘Shërbimeve të Internetit Starlink’. Starlink është një rrjet satelitor interneti i operuar nga SpaceX i zotit Musk.

Në dokumentin që paraqiti në UNOOSA, Kina tha se u detyrua të zbatonte “masat e kontrollit të përplasjes” për të parandaluar që satelitët Starlink të lëshuar nga SpaceX në korrik dhe tetor të mos godasin stacionin hapësinor. Pas ankesës së Kinës, përdoruesit e mediave sociale kineze kritikuan ashpër Musk, Starlink dhe SHBA-në në faqen e rrjeteve sociale kineze Weibo. 

Pasi ankesa u bë publike, Musk, Starlink dhe SHBA u kritikuan rëndë në platformën e mikroblogimit Weibo të Kinës si Twitter, ku një përdorues i përshkroi satelitët e Starlink si “vetëm një grumbull mbeturinash hapësinore“.

SpaceX ka lëshuar tashmë pothuajse 1900 satelitë si pjesë e rrjetit Starlink dhe planifikon të vendosë mijëra të tjerë.

Burimi: BBC

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 'starlink' elon musk kina 'starlink' elon musk kina

Sondazh

Poll